Kishte mbjellë kanabis në pyll, arrestohet kryeplaku i fshatit Cacabes në Peqin

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. D., 59 vjeç, banues në fshatin Cacabes, Peqin, kryeplak i këtij fshati, pasi gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Cacabes, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./albeu.com

Shtuar 6.07.2021 12:31