Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zgjedhur sulmuesin e Malishevës, Xhemal Ibishi, si lojtarin më të mirë të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës, duke i akorduar atij çmimin “Ylli i Javës”.
Të lidhura
None found
25-vjeçari u shfaq në nivelin më të lartë në duel kundër kampiones në fuqi, Dritës, ku shënoi golin e vetëm të takimit, që solli tri pikë shumë të rëndësishme për ekipin e tij.
Takimi u luajt të premten, kur Malisheva arriti fitoren minimale1-0 ndaj Dritës, dhe goli i Ibishit doli të ishte ai që zgjidhi një përballje tepër të komplikuar.
Nga federata kanë vlerësuar me lartësi performancën e futbollistit, duke nënvizuar se ai nuk u kufizua vetëm te goli i fitores, por dha kontribut të vazhdueshëm përgjatë gjithë90 minutave.
“Ibishi realizoi golin e vetëm dhe vendimtar të takimit, duke i siguruar Malishevës tri pikë tejet të vlefshme në një përballje të vështirë në udhëtim. Përveç golit, ai u dallua me angazhimin dhe kontributin e tij gjatë gjithë ndeshjes”, thuhet në njoftimin e FFK-së./





