Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka treguar se cilët lojtarë do të dëshironte të stërvitë në të ardhmen. Në listë përfshihen ish-shokët e skuadrës së ish-mesfushorit të Barcelonës, Lionel Messi dhe Neymar.
“Dua të stërvit më të mirët. Unë do të doja të punoja me Messin, Mbappe dhe Neymar, por ata janë shumë të vështirë për t’u nënshkruar”, ka thënë Xavi për Barca Universal.
Kujtojmë se kontrata e Messit me PSG-në përfundon në fund të sezonit. Barcelona është e interesuar për një transferim si lojtar i lirë, por situata me listën e pagave nuk lejon ende shpresë për një tranzicion.
Barcelona aktualisht është në krye të Ligës spanjolle me dy pikë epërsi ndaj Real Madridit. /G.D albeu.com/