Atentati në Sarandë, Ina Zhupa: Hakmarrjet dhe ekzekutimet vijojnë në zemër të qytetit, autoritetet nuk kanë marrë masa që prej korrikut 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për vrasjen e ndodhur në Sarandë, duke shprehur shqetësimin për rëndimin e situatës kriminale në qytet.

Sipas saj, përplasjet mes dy grupeve rivale kanë nisur në korrik 2025 dhe kanë prodhuar katër ngjarje të rënda, mes të cilave plagosje, vrasje me tritol dhe përdorim armësh në mes të qytetit.

Të lidhura

None found

Zhupa pyet Policinë e Shtetit se çfarë masash po ndërmerr për ndërprerjen e këtij zinxhiri hakmarrjesh. Ajo paralajmëron se banorët e Sarandës nuk mund të presin deri në një ngjarje të pestë apo derisa viktima e radhës të jetë një qytetar i pafajshëm.

Deputetja nënvizon se edhe sot është plagosur një kalimtar i rastësishëm, të cilit i uron shërim të shpejtë.

Në reagimin e saj, Zhupa deklaron se situata nuk mund të trajtohet më vetëm si çështje e statistikave të kriminalitetit, por si një dështim i sigurisë publike në Sarandë.

Ajo kritikon drejtuesit e Policisë së Shtetit, duke theksuar se nuk mjaftojnë deklaratat e bëra pas ngjarjeve apo njoftimet për procedime, ndërsa krime të paralajmëruara dhe të pritshme nuk zbulohen dhe nuk parandalohen për shkak të paaftësisë.

“Policia duhet të ndërhyjë përpara se krimi të ndodhë dhe jo të paraqitet vetëm pasi ai është kryer”, shprehet Zhupa.

Sipas deputetes, Saranda nuk mund të mbetet nën kontrollin e bandave, armëve dhe hakmarrjeve. Ajo thekson se qytetarët kanë të drejtë të jetojnë të mbrojtur, ndërsa shteti ka detyrimin t’ua sigurojë këtë.

Në përfundim, Zhupa i cilëson autoritetet përgjegjëse si të dështuara dhe kërkon reformim të plotë të zinxhirit drejtues të Policisë së Sarandës.


Shtuar 20.09.2026 13:05

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbet