Përmes një publikimi në platformat sociale, aktorja e njohur Egla Ceno, ka shprehur opinionin e saj lidhur me protestat mbarëkombëtare kundër qeverisë, të cilat shënuan dje ditën e 103-të radhazi.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë mbi jetën e tyre të përditshme dhe të marrin vendimin për të zgjedhur rrugën e dinjitetit.
Të lidhura
None found
Sipas saj, çdo shqiptar e ndjen thellë saktësisht se cili duhet të jetë qëndrimi i tij në këto momente.
“Nuk i kërkoj askujt të lërë kafenë dhe as premtoj se nesër do jetë më mirë”, shprehet ajo, duke theksuar se përcaktimi vjen nga brenda. Ceno paralajmëron rreziqet e përçarjes, duke iu referuar disa personave që sipas saj manipulohen lehtësisht.
Mesazhi i aktores bazohet në fuqinë e instinktit personal dhe nevojave të secilit. Ajo i fton të gjithë të shohin se si e kalojnë kohën dhe të vendosin vetë, pa ndikime të jashtme.
“Dinjitet, as më shumë, as më pak”, përfundon ajo, duke i bërë apel qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i vendit.
Postimi i Egla Cenos:
Nuk i them njeriu “çohu nga kafja”. Nuk i them askujt “nesër më shumë”. Kush është Shqiptar e di vet ku duhet të jetë. Mos u përçani nga disa “elementë” që shit-blihen si prostituta rruge.
Dëgjoni instiktin tuaj, nevojat tuaja. Shikoni cilësinë e ditës tuaj dhe vendosni. Dinjitet, asgjë më shumë, asgjë më pak.

