Një atentat me armë zjarri tronditi sot në 20 shtator qytetin bregdetar të Sarandës.
Mësohet se viktimë në këtë atentat mbeti 44-vjeçari Artan Murtaj. Ndërsa, është plagosur edhe një kalimtar i rastësishëm Xhevdet Skëndaj.
Të lidhura
None found
Siç mund të shikoni edhe në pamje, trupi i pajetë i Murtajt dergjet në mes të qytetit të Sarandës, aty ku dhe iu bë atentat.
Trupi i pajetë i viktimës është mbuluar me një çarçaf. Qytetarë të shumtë shohin skenën e krimit të rëndë të ndodhur në këtë mëngjes të ditës së diel. Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur edhe nëna e viktimës, që ka lotuar për djalin e humbur.
Artan Myrtaj u ekzekutua nga dy persona me motor, që kishin vënë edhe skafandra.
Kush është viktima Artan Myrtaj dhe saga e krimeve në Sarandë
Viktima është Artan Myrtaj, 44 vjeç i njohur si “Tani Ruzhdiut”. 44-vjeçari rezulton me precedentë të shumtë penalë dhe i përfshirë një një plagosje një vit më pare po në Sarandë. Murtaj rezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr.4, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza. Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44 vjeç, ndërkohë që Artan Myrta, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes.
Pas kësaj ngjarje, në Sarandë nisi një sagë hakmarrje, ku u vra me tritol babai i Klaus Jacaj, Isuf Jacaj ndërkohë që pati edhe një rast shkatërrimi prone të Ramadan Zotos. Aktualisht në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdaraj është Ramadan Zoto, ndërsa Artan Myrta dhe Klaus Jacaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar para pak kohësh nga burgu.
Në kërkim mbetet vetëm Erjon Canaj. Artan Myrtaj gjithashtu njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar më parë për “vjedhje”.
