Vozinha rrëfen mesazhin e Messit pas largimit nga Botërori: Janë fjalë që s’do t’i harroj kurrë

Vozinha, portieri i Kepit të Gjelbër, ka treguar për bisedën prekëse që zhvilloi me Lionel Messi pasi kombëtarja e tij u eliminua nga Kupa e Botës 2026.

Të lidhura

None found

Në përballjen ndaj Argjentinës, kampiones në fuqi, Kepi i Gjelbër la përshtypje shumë të mira, por në fund u mund 3-2 pas vazhdimeve, në fazën e 1/16 së finales.

Mes lojtarëve më të dalluar të ekipit afrikan ishte edhe vetë Vozinha, i cili dhuroi një tjetër performancë të nivelit të lartë.

Pas mbylljes së takimit, portieri veteran bëri të ditur se Messi e kishte përgëzuar si për paraqitjen personale, ashtu edhe për ecurinë historike të Kepit të Gjelbër në këtë Botëror.

“Shkova te Messi pas ndeshjes. Ai më përqafoi dhe më tha: ‘Je i mrekullueshëm. Populli yt duhet të jetë krenar për ju’. Ishte diçka e pabesueshme për mua. Të dëgjosh fjalë të tilla nga dikush si Leo Messi do të thotë shumë”, u shpreh Vozinha.

39-vjeçari shtoi se më pas e falënderoi kapitenin e Argjentinës dhe i kërkoi një shkëmbim fanellash.

“E falënderova dhe i thashë: ‘Faleminderit, Leo. Ti je më i miri’. Pastaj e pyeta nëse mund t’i shkëmbenim fanellat”.

“Leo më tha se do të ma jepte fanellën në tunel, pasi të përfundonte intervistat”, shtoi ai.

Gjatë gjithë turneut, Vozinha ishte ndër futbollistët më të spikatur të Kepit të Gjelbër.

Portieri 39-vjeçar realizoi 18 pritje në katër ndeshje, duke pasur një rol vendimtar në suksesin historik të kombëtares së tij, që për herë të parë në histori arriti të kualifikohej në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.


Shtuar 4.07.2026 23:07

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkBetpipoHoliganbetcasibomultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio