Vojvoda “KO”, testet e fundit mjekësore e detyrojnë mos t’i bashkohet Kosovës

 

Skuadra e Torinos ka rinisur përgatitjet ditën e sotme në Filadelfia. Pas ngrohjes së muskujve, ekipi kreu kryesisht ushtrime teknike.

Mbrojtësi i Kosovës, Mergim Vojvoda iu nënshtrua testeve mjekësore dhe i zbulua një lëndim i lehtë në kofshën e djathtë.

Kjo ka mjaftuar që Vojvoda të mos i bashkohet kombëtares, duke u bërë një mungesë shumë e rëndësishme.

Vojvoda ka filluar terapinë dhe shumë shpejt do të përcaktohet periudha e rikuperimit../albeu.com


Shtuar 19.09.2022 21:35