Vllaznia zyrtarizon Randy Dwumfour, kuqeblut marrin lojtarin nga Skënderbeu me kontratë 1+1

Vllaznia ka bërë zyrtare afrimin e Randy Dwumfour, futbollistit që i bashkohet skuadrës shkodrane pas eksperiencës te rivali i Superiores, Skënderbeu. 25-vjeçari nga Gana ka nënshkruar për 1 vit, me opsion rinovimi edhe për 1 sezon tjetër.

Dwumfour spikat për forcën fizike dhe efikasitetin në duelet në ajër. Sipas profilit të tij në “Transfermarkt”, lojtari afrikan është qendërmbrojtës, megjithatë Vllaznia e ka prezantuar si mesfushor, rol që ai e mbulon gjithashtu në fushën e lojës.

Të lidhura

None found

“Mirë se erdhe, Randy Dwumfour!

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit Randy Dwumfour, i cili do të veshë fanelën kuqeblu pas eksperiencës së fituar në kampionatin shqiptar. Futbollisti ka firmosur një kontratë 1+1, me të drejtë rinovimi, duke u bërë pjesë e projektit të Vllaznisë për sezonet në vijim.

Me forcën fizike, dinamizmin dhe eksperiencën e tij në futbollin shqiptar, Randy pritet të sjellë vlera të rëndësishme për ekipin tonë. I urojmë Randy-t suksese dhe sa më shumë fitore me fanelën e Vllaznisë! Mirë se erdhe në familjen kuqeblu”, ka shkruar klubi shkodran.


Shtuar 24.06.2026 20:54

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetmeritkingpadişahbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetTimebetgalabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetzirvebetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet