VIDEO / Rrogozhina në festë, shihni momentin kur Egnatia ngre lart trofeun e Kupës së Shqipërisë

Egnatia është fituese e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Rrogozhinasit mposhtën në finale Kukësin me rezultatin minimal 0-1.

Heroi i jeshilëve ishte Edison Ndreca me golin e tij në pjesën e parë.

Pas ndeshjes u organizua dhe ceremonia e dhënies së Kupës. Festa ishte e madhe, ndërsa kujtojmë se kjo është Kupa e dytë në histori për Egnatian dhe pikërisht radhazi.

Egnatia e vazhdon tashmë në “Final 4”, rrugëtimin e mbetur të këtij sezoni. Ndeshja gjysmëfinale luhet më 19 maj ora 20:00 përballë Vllaznisë.


Shtuar 14.05.2024 22:30