Formacionet zyrtare të Ballkanit dhe Drenicës për përballjen e javës së 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës tashmë janë bërë publike.
Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Therandë, ku vendasit presin skuadrën nga Drenica. Takimi është caktuar të nisë në orën 13:00.
Të lidhura
None found
Pas fitores me rezultat zyrtar ndaj Vushtrrisë, Ballkani, nën drejtimin e Sami Sermaxhajt, kërkon të marrë edhe tri pikët e radhës dhe të përparojë në tabelë.
Drenica, ndërkaq, synon të ndërpresë serinë prej katër ndeshjesh kampionale pa fitore. Ekipi shpreson t’u rikthehet sukseseve pas emërimit të Gentjan Mezanit si trajner i ri.
Të dy trajnerët kanë përzgjedhur formacionet më të mira që kanë në dispozicion.
Ballkani: Selmani; Vokrri, Jashanica, Batarelo, Dosso; Sabanadzovic, Domgjoni, Diene; Giovanni, Berisha, Klinaku.
Drenica: Ymeri; E.Veliqi, Lushtaku, A.Veliqi, Musaj; Dervishaj, Gavazaj, Vojvoda, Hamiti, Zeka; Mehmeti.






