Edhe pse është 39 vjeç, Lionel Messi mendohet se ka ende shumë për të dhënë te Inter Miami.
Gazeta Sport raporton se futbollisti argjentinas nuk po mendon të ndërrojë skuadër dhe as të kërkojë transferim në të ardhmen e afërt.
Të lidhura
None found
Ndonëse është përfolur për një rikthim të mundshëm në Argjentinë, Messi vazhdon të jetë i lidhur me kontratën e tij në Florida.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka konfirmuar se Messi nuk po shqyrton mundësinë e ndryshimit të klubit që përfaqëson, as për muajt në vijim dhe as në planin afatgjatë.
Kështu, zbehen zërat për një kalim te Newell’s Old Boys.
“Messi është i lumtur te Inter Miami, pavarësisht raportimeve të fundit që kanë qarkulluar për klubin e tij të parë në Argjentinë”, ka deklaruar Romano.
Pas kurorëzimit me Çmimin Princesha e Asturias për Sport për vitin 2026, Messi është i përqendruar tërësisht te Inter Miami. Sipas Romanos, sulmuesi dhe familja e tij janë të vendosur dhe të lumtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Marrëveshja aktuale e Messit skadon në vitin 2028 dhe ai synon ta përmbushë atë deri në fund. Ndërkohë, nuk ka negociata me ndonjë klub tjetër.
Romano nuk e përjashtoi mundësinë që kontrata të zgjatet përtej vitit 2028, por tha se është ende herët për të marrë një vendim. Ecuria e gjithçkaje do të varet nga gjendja fizike e Messit.
Ndërkohë, po zgjerohen edhe angazhimet e tij jashtë fushës. Messi ka krijuar Kupën Messi, një turne ndërkombëtar për të rinj, që synon të zbulojë talente të reja.






