Icardi synon rikthimin në Serie A dhe kujton periudhën te Interi

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi nuk e sheh pensionimin si një mundësi të afërt dhe thotë se ka ende shumë për t’i dhënë futbollit.

33-vjeçari është pa klub që prej largimit nga Galatasaray, në përfundim të sezonit të kaluar. Megjithatë, ai ka një ide për hapin e ardhshëm në karrierë: rikthimin në Serie A.

Të lidhura

None found

“Po stërvitem si i çmendur, që t’u përgjigjem në fushë atyre që mendojnë se nuk kam më çfarë të jap. Ëndrra ime është të luaj sërish në Itali”, tha Icardi për La Repubblica.

Ai foli edhe për kohën e kaluar te Interi dhe për humbjen e shiritit të kapitenit. “Më lëndoi. Disa situata nuk i menaxhova siç duhej, por sot do të isha më i kthjellët. Jam rritur”, përfundoi sulmuesi.

I njohur si një sulmues “vrasës”, Icardi ka zhvilluar 478 ndeshje me klube gjatë karrierës dhe ka shënuar 250 gola.


Shtuar më 30.10.2026 10:30