VIDEO / Real e Barça dhurojnë spektakël, dy gola për katër minuta në Santiago Bernabeu

Barcelona mendoi se e riktheu epërsinë ndaj Real Madridit në El Clasicon që po luhet në kuadër të javës së 32-të në La Liga, por vendasit reaguan shpejtë.

Pjesa e dytë nisi më qetë, me dy skuadrat që tentonin të përfitonin nga gabimet e njëra-tjetrës.

Por, kur mbetën vetëm edhe 20 minuta lojë nga koha e rregullt, Barcelona ndëshkoi Los Blancos.

Ishte Fermin Lopez, ai që realizoi për 2-1.

Kur mysafirëty menduan se po e fitonin derbin, Lucas Vazquez ndëshkoi katalunasit në minutën e 72-të.


Shtuar 21.04.2024 22:44