VIDEO / A u vodh Barcelona nga VAR-i? Pamjet tregojnë nëse Lunin e mbajti topin jashtë portës së tij

Barcelonës duket se i është “vjedhur” një gol, pasi kishte një moment shumë diskutabil në minutën e 28-të.

Lamine Yamal bëri një goditje të fuqishme, por Andryi Lunin duket se nuk ka munfuar ta mbajë topin jashtë vije.

Në La Liga nuk përdoret teknologjia e vijës së portës, duke lënë VAR-in në një pozicion të palakmueshëm.

Përkundër se e shikuan në disa kënde, Lunin duket se nuk ka arritur ta mbajë topin jashtë vije, pasi topi u duk shumë brenda.

Pamjet më poshtë e tregojnë gjithë momentin, ndërsa ju mund të vlerësonin se ai ishte gol apo jo. /Telegrafi/


Shtuar 21.04.2024 22:41