VIDEO/ Peshëngritje, Ertjan Kofsha renditet i pesti në botë

Peshëngritësi shqiptar, Ertjan Kofsha i cili përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të të rinjve në Leon, Spanjë, ka siguruar medaljen e bronzit.

Shqipëria siguron medaljen e parë në Kampionatin Botëror me Kofshën, i cili ngriti 161 kilogramë në stilin e shkëputjes.

Ndërkohë në stilin e shtytjes, 19-vjeçari ka arritur të ngrejë shtangën 191 kilogramë, duke u renditur në 5 më të mirët në botë.


Shtuar 25.09.2024 21:39