Partizani U19 siguroi një tjetër fitore ndaj Valletta U19, këtë herë me shifrat 4-0, në ndeshjen e kthimit të UEFA Youth League, kompeticionit të të rinjve të njohur edhe si Champions League për këtë grupmoshë. Takimi u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”, në Tiranë.
Skuadra shqiptare zhbllokoi rezultatin në minutën e 43-të me Leshajn, ndërsa Caushi dyfishoi avantazhin në 45+1’. Rrenga shënoi golin e tretë në minutën e 53-të, kurse Hyseni vulosi fitoren me rrjetën e realizuar në minutën e 68-të.
Të lidhura
None found
Partizani e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Mali u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58-të. Futbollisti i skuadrës shqiptare mori kartonin e dytë të verdhë.
Pas fitores 2-0 në takimin e parë, Partizani U19 e përfundoi përballjen me një rezultat të përgjithshëm 6-0. Në raundin e dytë, ekipi shqiptar do të ndeshet me Hradec Kralove U19.





