VIDEO/ La Finlandën për Shqipërinë dhe nuk mori asnjë minutë, sulmuesi e nis me gol dhe dëmtim te klubi i ri

Albion Ademi e ka nisur me gol aventurën e re me Peng Siti në Superligën kineze. Sot u luajt ndeshja e javës së parë të kampionatit, pikërisht në transfertën e Çengdu Rongçeng. Ademi zhbllokoi takimin në minutën e pestë, më pas ekipi i tij u mposht 5 me 1.

Sulmuesi shqiptar duhet të largohej i dëmtuar pas pjesës së parë. Ademi kujtohet në Shqipëri për ftesën nga Panuçi në vitin 2018.

Dhe pse qëndroi në stol, minuta për të nuk pati në dy ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin. Asokohe 27-vjeçari vendosi të largohej nga Finlanda për të përfaqësuar Shqipërinë.

Në dhjetori pati zëra që e lidhnin me një kalim në Superiore. Megjithatë, asgjë nuk u konkretizua dhe mbeti në Kinë.

Goli i Albion Ademit: (VIDEO)


Shtuar 6.03.2026 15:54