VIDEO / Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Kaiserslautern dhe Bayer Leverkuseni po përballen në kuadër të finales së Kupës së Gjermanisë për sezonin 2023/2024.

‘Aspirinat’ e kanë gjetur veten në avantazh falë një euro goli të shënuar nga mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili në minutën e 16-të realizoi nga një distancë prej afro 30 metrave për rezultatin 1-0.

Teksa po i afrohemi fundit të pjesës së parë, Leverkuseni po udhëheq pikërisht falë golit të shënuar nga Xhaka.

Në rast se arrijnë të shpallen kampionë në fund, ky do të ishte trofeu i dytë për Leverkusenin këtë sezon nën urdhrat e Xabi Alonsos.

Kujtojmë se disa ditë më parë seria si të pamposhtur e Leverkusenit ishte ndërprerë pasi humbën në finale të Ligës së Evropës me rezultat 3-0 ndaj Atalantës.