Lënë pas të gjitha hatërmbetjet nga brenda shtëpisë së “BBV3”, Erjola dhe Graciano përqafohen live në Tapetin e Kuq

Finalja e “Big Brother VIP 3” erdhi dhe rrugëtimit të pesë finalistëve po i vjen fundi.

Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi janë banorët që kanë prekur finalen e madhe. Edhe këtë vit “Big Brother VIP” vjen sa më pranë jush në një transmetim ekskluziv nga TAR.

Vetëm pak më parë ka nisur Tapeti i Kuq i finales së madhe të “BBV3” me ish-banorët e këtij edicioni. Albana Ruçi ka tentuar të pajtojë Erjolën dhe Gracianon live dhe ia doli mbanë. Erjola dhe Graciano pajtohen dhe përqafohen duke i lënë pas të gjitha hatërmbetjet nga brenda shtëpisë së “BBV3”.

View this post on Instagram

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)


Shtuar 25.05.2024 21:28