Altin Zeqiri është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rizespor po luan momentalisht në transfertë përballë Istanbulspor.
Pjesa e parë e sfidës e vlefshme për javën e 31-të të Superligës turke, është mbyllur 0-2.
Zeqiri është ai që asistoi në të dy golat për të tijët. Në minutën e 4’, sulmuesi i Kosovës asistoi për Olawoyin, dhe 40 minuta më pas ai asistoi te Minchev, me këtë të fundit që ia doli ta dërgonte topin në fundin e rrjetës.
Anësori i majtë deri më tani ka shënuar 3 gola me fanellën e Rizespor, teksa 23-vjeçari shkon në kuotën e 5 asistimeve.