Nëntë persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa 371 të tjerë janë shoqëruar në komisariat pas protestave të së shtunës në tetë qytete italiane.
Të dhënat janë publikuar nga Policia italiane përmes një deklarate zyrtare, raportoi agjencia e lajmeve AFP.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, 110 nga personat e shoqëruar ishin të mitur. Autoritetet italiane nuk kanë bërë të ditur identitetet e të arrestuarve apo rrethanat në të cilat u kryen ndalimet.





