Vendos goli i Xhixhës, Tirana mposht Dinamon dhe regjistron fitoren e 4 radhazi

Tirana ka marrë tre pikë më vlera në derbin me Dinamon dhe ruan distancën prej gjashtë pikësh me Laçin e Kukësin që gjithashtu fituan këtë javë.

Bardheblutë i janë falur një goli të Redon Xhixhës në pjesën e dytë, ndërkohë që i ishin afruar më parë golit me Hoxhallarin.

Mbrojtësi u ndal nga shtylla pingule pas një gjuajtje nga një goditje dënimi. Në fund Dinamo rrezikoi me brazilianin Dennison, që nuk e gjeti dot kuadratin.

Dinamo kështu rikthehet te humbjet, pas fitores së arritur javën e shkuar me Kukësin që po kërkon titullin kampion.


Shtuar 24.01.2022 21:53