Uzuni makineri golash, shqiptari i jep sinjale Rejas (VIDEO)

Myrto Uzuni është kthyer në një nga elementet më të rëndësishme të skuadrës së Ferencvaroshit, pavarësisht se i është bashkuar ekipit në verën e shkuar. Sulmuesi shqiptar nuk ndalet së shënuari këtë sezon, teksa të njëjtën gjë e ka bërë përsëri edhe sot. Ferencvaroshi ka mposhtur me shifrat e thella 5-2 rivalët e Paksi, ndërsa goli i dytë mbante firmën e Myrto Uzunit.

Kampionët e Hungarisë fituan një penallti në minutën e 49, të cilën e mori përsipër për ta ekzekutuar Myrto Uzuni. Talenti beratas u tregua i saktë dhe përmbysi shifrat e takimit, që më pas do të fliste i gjithi për Ferencvaroshin. Gjithashtu një ekipi hungarez ka humbur një tjetër shans të pastër.

Uzuni jep një pasim perfekt në zonë, por shoku i tij i skuadër gabon me portën thuajse të zbrazët, duke e dërguar topin jashtë. Një paraqitje pozitivie kjo e sotma për lojtarin shqiptar, që i jep sinjale pozitive Edi Rejës përpara ndeshjeve të Kombëtares kuqezi.

Shtuar 14.03.2021 09:03