Urimi “i veçantë” për Krishtlindje nga Zlatan Ibrahimovic (FOTO LAJM)

Lojtari i Milanit ka befasuar edhe një vit me humorin e tij “kurioz” dhe këtë mesazh ua ka lënë “ndjekësve” besnikë.

Tashmë jemi në Krishtlindje dhe këto ditë rrjetet sociale janë mbushur plot me urime nga personazhet më të spikatur të ditëve të sotme.

Sportistë, artistë, biznesmenë, të gjithë veshin rrobat e tyre më të mira për t’i uruar festën ndjekësve më besnikë në rrjetet sociale. Ka të gjitha llojet e tyre, disa më klasike, të tjera më të sheqerosura por pa dyshim, ka një që bie në sy në mesin e të gjithëve, ai është i Zlatan Ibrahimovic, marrë nga AS.

Futbollisti i Milanit, si çdo vit, ka tërhequr humorin e tij “kurioz” për të uruar Krishtlindjet për të gjithë ata që e ndjekin në rrjetet sociale.

Mesazhi ka qenë i qartë: “Gëzuar Krishtlindjet”, ajo që nuk ka qenë aq e qartë ka qenë paraqitja grafike që është përdorur për urimin e tij. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)


Shtuar 25.12.2021 11:38