Ajo është një nga moderatoret e sportit më të komentuara në vendin tonë. Është fjala për Lei Kraja, e cila është gjithashtu shumë aktive në profilin e saj në “Instagram”. Së fundmi, ajo ka postuar një foto të pasaportës së saj amerikane.
Në foton në fjalë, moderatorja shfaqet me flokët e kapura dhe me një makijazh profesional. “Fotoja më e pastër e pasaportës, Shtetet e Bashkuara”, shkruan ajo bashkëngjitur me foton.
Ndërkohë Lei ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”, duke iu drejtuar të gjithë personave që e kritikojnë negativisht në rrjetet sociale.
“Të gjithë kanë të drejtë të kenë mendimet e tyre. Jo të gjithë do të të pëlqejnë. Kjo është totalisht në rregull. Por e dini çfarë ndodh kur dikush komenton shumë negativisht ose në mënyrë ofenduese? Unë të bëj bllok. Ti nuk ke privilegjin të marrësh një përgjigje nga unë. I dua të gjithë ndjekësit e mi pozitivë! Ju falënderoj për energjinë pozitive”, shkroi Lei në gjuhën angleze.