Ultrasit e Romës mbështesin Mourinhon: Keni çelësat e qytetit

“Besimi ynë, mentaliteti juaj. Ju keni çelësat e këtij qyteti”.

Me këto fjalë në një pankartë të postuar jashtë qendrës sportive Trigoria, tifozët e Romës kanë dashur të shprehin mbështetjen e tyre për trajnerin Jose Mourinho pas përjashtimit ndaj Veronës pas polemikave me arbitrin.

Të shtunën mbrëma pas ndeshjes, ‘Special One’ kishte publikuar një postim në rrjetet sociale foton e Curva Sud duke shkruar kështu : “E dua këtë popull, do të luftoj për ju”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.02.2022 13:02