Në ndeshjen mes Chelsea dhe Juventus në kuadër të Ligës së Kampionëve për femra ndodhi një gjë e pazakontë.
Një djal i ri u fut në fushë duke tentuar të ndërpresë takimin me telefon në dorë për të bërë një video.
Por ai u ndalua nga futbollistja Sam Kerr, e cila filloi të vraponte pas tij dhe e goditi atë në krahë duke e rrëzuar në fushë.
Pas kësaj ngjarje ndeshja u zhvillua normalisht dhe u mbyll pa gola.
Chelsea mban vendin e parë me 11 pikë në Grupin A në Ligën e Kampionëve.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) December 9, 2021