Europa Liga ndryshon formatin e eliminimeve

Nga ky sezon, Europa Liga do të luhet në sistem tjetër të eliminimit.

Viteve të kaluara, skuadrat nga Liga e Kampionëve kalonin në raundin e eliminimeve së bashku me ekipet e para dhe të dyta nga grupet e Europa Ligës, mirëpo tani është ndryshe.

Skuadrat e Ligës së Kampionëve dhe skuadrat në vendin e dytë në grupet në Europa Ligë, do të duhet të zhvillojnë përballje të play off-it.

Në këtë fazë të garave, skuadrat në vendin e dytë të Europa Ligës do të përballen me ekipet në vendin e tretë në Ligën e Kampionëve, të cilët do të ketë statusin e ekipit jo bartës.

Deri më tani janë konfirmuar skuadrat e Rangers dhe Betisit nga Ebropa Liga, ndërsa në këtë pozitë mund të jenë edhe Dinamo Zagrebi dhe Crvena Zvezda.

Kundërshtarë potencial të tyre mund të jenë ekipet e Leipzig, Portos, Borusia Dortmundi, Sherif Tiraspolit, Barcelona dhe Sevilla.


Shtuar 9.12.2021 17:03