U anulua nga VAR, dalin pamjet e plota ku tregojnë se goli i Juventus ishte i rregullt (VIDEO)

Salernitana e mbyllën pjesën e parë të ndeshjes ndaj Juventusit me rezultatin 2-0, ku shënuan dy ish-lojtarë të derbit të Milanos, Candreva dhe Piatek. Në pjesën e dytë Juventus arriti të barazonte shifrat me anë të Bremer dhe Bonucci.

Më pas në shtesat e ndeshjes, Milik arriti të shënonte golin e përmbysjes së madhe, ku madje mori edhe kartonin e dytë të verdhë pasi festoi duke hequr fanellën.

Pas këtij momenti, gjithçka ndryshoi duke sjellë edhe shumë debate e polemika, para dhe pas ndeshjes. VAR ndërhyn dhe anulon golin e Juventus për pozicion jashtë loje të Bonuccit.

VAR e tregoi qartë pamjen ku Bonucci ishte disa centimetra në pozicion jashtë loje, por nuk tregoi pamjen ku Candreva e mbante në lojë mbrojtësin italian./ h.ll/albeu.com

Shtuar 12.09.2022 10:20