Trembet Conte, Hakimi në “radarët” e Bayern Munich

Bajerni i Mynihut kërkon me forcë Achraf Hakimin. Trajneri i ri i klubit gjerman, Nagelsmann ka vënë në krye të listës së dëshirave marokenin e Interit, protagonist i një sezoni super me fanellën zikaltër. Lajmi jepet nga e përditshmja angleze Express, që hipotetizon një përballje të fortë të merkatos për anësorin e Interit.

Hakimi në fakt është një objektiv edhe i Arsenalit që kërkon një zëvendësues për Hector Bellerin, në listën e largimeve dhe që kërkohet nga Barcelona, PSG, e Juventus.

Sa mund të kushtëojë kartoni i Achraf Hakimit. Sipas mediave gjermane, që përcjell lajmet sipas burimeve nga Anglia, Interi e vlerëson kartonin e ish lojtarit të Realit dhe Dortmundit, të paktën 50 milionë paund, rreth 58 milionë euro, një shifër shumë e lartë për Arsenalin, por që mund të përballohet nga Bajerni i Mynihut.


Shtuar 5.05.2021 14:29