Transferimi i Sterling te Chelsea u mbyll për 60 milionë euro

Raheem Sterling te Chelsea. Londinezët gjetën gjithçka me Manchester City për blerjen e sulmuesit 27-vjeçar, me marrëveshjen që mbyllet me 60 milionë euro dhe Sterling është transferimi i parë i Todd Boelit që kur mori drejtimin e “bluve”.

Në fakt, futbollisti britanik me rrënjë xhamajkane do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me londinezët, ndërsa do të ketë edhe opsion rinovimi edhe për një vit.

Sterling e filloi karrierën te QPR, u transferua te Liverpool dhe prej andej te Man City në verën e 2015 për 64 milionë euro. Tani, pas shtatë vitesh, klubi i Mançesterit po i thotë lamtumirë atij. /albeu.com/


Shtuar 9.07.2022 23:07