Trajneri i Sassuolos: Ne nuk kemi asgjë për të humbur dhe do ti krijojmë probleme Milanit

Trajneri i Sassuolos, Alessio Dionisi thotë se fitorja e Milanit të dielën nuk duhet të merret si çështje e kryer.

Sassuolo pret skuadrën e Stefano Piolit në ndeshjen e fundit të sezonit të dielën.

Milani do të bëhet kampion i Serisë A për herë të parë në 11 vjet me një fitore ose një barazim.

“E kuptoj që nuk na japin shumë shanse. Milani është një ekip më i mirë dhe po kalon një seri të pamposhtur.

Ata e meritojnë të jenë kryesues të tabelës dhe është normale që shumë e japin fitoren e tyre si të mirëqenë, por ne jemi Sassuolo dhe nuk dorëzohemi.

Rezultati nuk është vendosur ende.

“Ne nuk kemi asgjë për të humbur dhe kemi cilësitë për të krijuar probleme për Milanin”, vazhdoi trajneri.

“Ne luajmë futboll sulmues, si Milani, dhe jemi të rrezikshëm me kundërsulme.

Ne duam të tregojmë se sa shumë jemi përmirësuar”, përfundoi ai.

Shtuar 18.05.2022 16:15