Tradhtia që Man United ia bëri Pellistri: Thyejnë premtimin që ia bën lojtarit në lidhje me klauzolën

Facundo Pellistri mbërriti te Manchester United me shumë zhurmë pas vetes – por mund të largohet këtë verë pasi nuk ia doli mbanë.

Pellistri iu bashkua United në një transferim dhjetë milionë euro nga skuadra uruguaiane Penarol në tetor 2020.

Anësori i ri nënshkroi një kontratë pesëvjeçare, por ka luftuar për t’u vendosur dhe aktualisht është në huazim në Granada, e treta që nga bashkimi me United.

Tani 22 vjeç, ai ka ende një vit në marrëveshjen e tij me United, por duket gjithnjë e më e pamundur që e ardhmja e tij të jetë në Old Trafford.

Pronari i ri, Sir Jim Ratcliffe, do të rishikojë skuadrën e United në afatin kalimtar të verës dhe dëshiron të zvogëlojë numrin e lojtarëve.

Pellistri ka një gol dhe dy asistime në shtatë paraqitje për Granadën, së cilës iu bashkua në janar dhe do të shpresojë të fitojë një lëvizje të përhershme këtë verë.

Nëse kjo ndodh, atëherë ai mund të reflektojë mbi një premtim të thyer që nga ditët e tij të hershme në United.

Pavarësisht se kishte bërë vetëm 37 paraqitje në ekipin e parë në Uruguai për Penarol, u pretendua se Pellistri ishte i destinuar për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer pas mbërritjes në Manchester.

Evaristo Gonzalez, sekretari në Penarol, tha në atë kohë se United premtoi se do të shkonte “drejtpërsëdrejti në ekipin e parë”.

Atij iu deshën dy vjet e tre muaj për të bërë debutimin e tij dhe ai u dërgua dy herë në Alaves në formë huazimi përpara se të zbarkonte në Granada në janar. /Telegrafi/