Torino-Roma e cila do të luhej këtë të premte, është shtyrë për në datën 20 maj.
Vendimi u njoftua nga presidenti i Lega Serie A, Lorenzo Casini, menjëherë pas Asamblesë së Legës.
Sfida, e cila ishte pjesë e ditës së fundit të kampionatit, ka qenë objekt i një kërkese shumë specifike nga skuadra e Mourinhos, e cila do të ketë finalen e Conference League kundër Feyenoord disa ditë më vonë dhe synon ta përgatisë ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme./ h.ll/albeu.com