The Sun: Potter duhet të degjojë tifozët e Chelsea-s, Broja e ka bërë me “dhimbje koke”

Duke pritur me padurim mundësinë e tij, Armando Broja e bëri Graham Potter të mendojë gjatë pas ndeshjes së djeshme.

Sulmuesi shqiptari hyri në fushë si zëvendësues në fund të pjesës së dytë ndaj Ëolves dhe festoi golin e tij të parë me “blutë”.

Sikur tekniku i “londinezëve” të kishte hyrë në Tëitter pak orë para se të niste sfida  mund të shihte qindra tifozë që kishin bërë thirrje për Brojën titullar, shkruan The Sun.

Kur të gjithë panë që ai kishte zgjedhur Kai Havertz u shprehën të pakënaqur, përfshirë edhe njerëz me impakt në rrjetet sociale.

Broja ende nuk ka nisur një ndeshje nga minuta e parë në Premier League dhe ajo e mbrëmshja ishte ndeshja e 6 që vinte nga pankina dhe është merita e tij që shfrytëzoi trastën në mënyrë kaq empatike me një goditje fantastike.

Megjithëse për momentin duket të jetë zgjedhje e tretë pas Havartz dhe Aubameyang, Broja me siguri do t’i shkaktojë Potter dhimje kokë për të përzgjedhur formacionin titullar nëse sulmuesi vazhdon me të tilla paraqitje./albeu.com


Shtuar 9.10.2022 08:42