Barcelona synon të transferojë te Manchester Unitedi talentin më të madh që prej Cristiano Ronaldos

Barcelona ka paraqitur një ofertë shumë të fortë për të siguruar shërbimet e JJ Gabrielit, talentit të akademisë së Manchester Unitedit, raporton Manchester Evening News.

Të lidhura

None found

15-vjeçari ka befasuar klubin anglez duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të regjistrimit të tij dhe largimin nga Manchester Unitedi.

Gabriel nuk pranoi të merrte pjesë në stërvitjen e së martës, ndaj Manchester Unitedi anuloi planin për t’i dhënë debutimin me ekipin e parë të mërkurën në mbrëmje, në përballjen e Carabao Cup kundër Brightonit.

Pavarësisht situatës, klubi anglez vazhdon të shpresojë se do ta bindë futbollistin të qëndrojë. Manchester Unitedi këmbëngul gjithashtu se çregjistrimi i tij nuk mund të bëhet para përfundimit të sezonit.

Pasaporta irlandeze i jep 15-vjeçarit mundësinë të transferohet në një klub evropian, në rast se arrin ta shkëpusë përfundimisht marrëdhënien me Manchester Unitedin. Për Gabrielin interesohen disa nga klubet më të mëdha të Evropës, ndërsa Barcelona duket skuadra më e vendosur për ta afruar.

Sezonin e kaluar, Gabriel u dallua me paraqitjet e tij, duke shënuar 26 gola në 29 ndeshje për ekipin U18 të Manchester Unitedit në Premier League U18 dhe FA Youth Cup.

Edhe gjatë këtij sezoni ai ka vijuar të lërë përshtypje, pasi ka realizuar deri tani tri gola me ekipin U21.


Shtuar 15.09.2026 16:26

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahismariobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgoogle