Video/ Helikopteri rrëzohet në Utah pak sekonda pas ngritjes, dy persona shpëtojnë me lëndime të lehta

Një helikopter Bell 206 u përplas në tokë vetëm pak çaste pasi u ngrit nga pista e një aeroporti në Utah, SHBA. Momentet e aksidentit janë regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Ngjarja u shënua më 23 maj në Aeroportin Rajonal të Cedar City, teksa mjeti ajror po përdorej për një fluturim stërvitor. Sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB), instruktori 32-vjeçar humbi kontrollin menjëherë pas ngritjes.

Të lidhura

None found

Videoja tregon helikopterin që ngrihet në ajër dhe, pas vetëm disa sekondash, përplaset fuqishëm me tokën. Nga goditja, ai kërcen dhe më pas rrëshqet duke u rrotulluar në mënyrë të pakontrolluar përgjatë pistës së taksive.

Gjatë aksidentit u shkëput edhe pjesa e bishtit, ndërsa helikopteri vijoi të rrotullohej derisa u ndal, duke lënë pas një re pluhuri dhe mbeturinash.

Hetimi i NTSB-së përcaktoi se shkak i përplasjes ishte humbja e kontrollit nga instruktori dhe jo një problem mekanik i helikopterit.

Edhe pse përplasja ishte e fortë, instruktori 32-vjeçar dhe praktikanti 25-vjeçar morën vetëm lëndime të lehta. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.


Shtuar 15.09.2026 17:13

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahismariobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgoogle