Rodri rrëfen cilin futbollist do të afronte te Barcelona

Rodri ka veçuar Raphinhën si një nga lojtarët që e ka befasuar më shumë pas ardhjes së tij te Barcelona, ndërsa ka vënë në pah veçanërisht formën fizike të sulmuesit brazilian.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste për “Mundo Deportivo”, mesfushori 30-vjeçar ndau përshtypjet e tij për disa bashkëlojtarë dhe për ditët e para në dhomën e zhveshjes së Barcelonës, ku u përball me shumë futbollistë me të cilët nuk kishte luajtur më parë.

Mes tyre ishte edhe Raphinha, me të cilin Rodri nuk kishte pasur më herët mundësi të luante në të njëjtin ekip.

Nën drejtimin e Hansi Flickut, braziliani po aktivizohet edhe në rolin e sulmuesit qendror. Paraqitjet dhe ritmi i lartë i lojës së tij kanë lënë mbresa te mesfushori spanjoll.

“Raphinha më befasoi shumë. Nuk është se nuk e njihja si futbollist, por ai është i jashtëzakonshëm dhe po kalon një moment fantastik”, deklaroi Rodri.

Kur u pyet se cilin lojtar do të donte ta shihte në radhët e Barcelonës për të përforcuar sulmin, Rodri zgjodhi Julian Alvarez, me të cilin ka ndarë fushën për dy vite te Manchester City.

“Juliani është një futbollist i mrekullueshëm dhe pa dyshim do ta transferoja. Kam pasur privilegjin të luaj me të për dy vjet dhe e konsideroj një lojtar të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.

Rodri theksoi edhe faktin se Alvarez mund të luajë në disa role të ndryshme në repartin ofensiv. Sipas tij, argjentinasi mund të pozicionohet pas sulmuesit, të veprojë si sulmues i dytë, por edhe të luajë në mesfushë.

“Për mua, ai mbetet një lojtar i jashtëzakonshëm”, përfundoi Rodri.


Shtuar 15.09.2026 16:26

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahismariobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgoogle