Hoffenheimi gëzohet për rikthimin e Fisnik Asllanit: “Na duhen të gjithë lojtarët

Hoffenheimi e konsideron rikthimin e Fisnik Asllanit një lajm shumë të rëndësishëm, pasi sulmuesi kosovar pritet të ndihmojë skuadrën në përmbushjen e synimeve të saj.

Të lidhura

None found

Gjatë verës, Leipzigu dhe Hoffenheimi kishin gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e tij në një operacion me vlerë mbi 30 milionë euro. Megjithatë, marrëveshja nuk u finalizua pasi Asllani nuk arriti t’i përfundonte me sukses testet mjekësore.

Për pasojë, lojtari mbeti pjesë e Hoffenheimit, ndërsa një dëmtim e detyroi të mungonte në disa takime. Ai u rikthye në fundjavë, kur u aktivizua ndaj Stuttgartit, duke marrë edhe vlerësimin e drejtorit sportiv Andreas Schicker.

“Nuk ishte një verë e lehtë për Fisin. Jemi të lumtur që është këtu, mund ta shihni se në disa minuta ndaj Stuttgartit e dëshmoi se mund të na ndihmojë sërish”, deklaroi Schicker.

Ai shtoi se prania e Asllanit është veçanërisht e vlefshme për shkak të kalendarit të ngjeshur: “Ndihem i lumtur që është këtu sepse ka shumë ndeshje, sidomos deri në janar dhe shpresoj edhe më gjatë. Na duhen të gjithë lojtarët, prandaj mirë që Fisi është rikthyer gjithashtu”.

Megjithatë, sipas “Kicker”, nuk përjashtohet mundësia që Asllani të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi interesimi nga klubet e mëdha evropiane për të vazhdon.

Ende nuk dihet nëse sulmuesi do t’i bashkohet Kosovës për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.


sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahismariobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgoogle