Ernest Muçi u bë pjesë e Trabzonsporit më 6 shtator 2025, kur iu bashkua klubit turk në Superligë përmes një huazimi nga rivali i tij, Besiktas.
Të lidhura
None found
Gjatë merkatos së kësaj vere, skuadra nga qyteti i Trabzonit vendosi ta blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar. Në një postim të fundit, lojtari i Kombëtares shprehu dashurinë e madhe për klubin dhe premtoi se do të vijojë të punojë fort në funksion të ekipit.
“Ka kaluar një vit që kur iu bashkova këtij klubi të mrekullueshëm. Do të vazhdoj të jap përgjigjet e mia në fushë përmes punës së palodhur, për ta ndihmuar ekipin tim”, shkroi Muçi.
Me këtë mesazh, 25-vjeçari tregon qartë se synon të japë maksimumin për Trabzonsporin dhe se nuk e ka në plan largimin. Me fanellën e klubit turk, Muçi ka realizuar 16 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 41 paraqitje.
