“Tërmet 9 ballësh” në Angli, City dhe Chelsea rrezikojnë rënien nga Premier League

Heqja e 10 pikëve të Evertonit ka shkaktuar tërmet në futbollin anglez. Klubi nga Liverpooli u dënua për faktin që nuk ka respektuar rregullat e Fair-Play Financiar.

Por tani nuk rrezikon jo vetëm Evertoni, por tani rrezikon edhe Manchester City e Chelsea për shkak të FPF-Së. The Times shkruan se dy klubet e mëdha mund të hiqen 30 pikë.

Por mund të ketë edhe më keq: rrëzimin nga Premier League! Një dënim që mund të jetë aktivizohet nëse akuzat ndaj Manchester Citit dhe Chelsit vërtetohen.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti, City u akuzua për më shumë se 100 shkelje të rregullave financiare.

E njëjta situatë edhe për Chelsean, me klubin londinez që është përballur me probleme të FPF që në periudhën kur në presidencë ishte rusi Abramovich.

Shkeljet e supozuara mbulojnë efektivisht një periudhë të gjatë nga sezoni 2009-10 deri në sezonin 2017-18.

Pas dënimit të Evertonit, Stefan Borson, një ndër avokakatët që këshillonte Cityn, shkroi në Twitter: “Sanksionet kundër Cityt dhe tani ndaj Chelseat, mund të çojnë në rënien e tyre nga kategoria.

Një gjë është e sigurt, duke pasur parasysh shkallën e këtij sanksioni sportiv, ideja e një gjobe të thjeshtë kundër Chelseat duhet të rishikohet urgjentisht dhe menjëherë”.

Manchester City u përjashtua nga Champions League në vitin 2020. Klubi u gjobit me 30 milionë euro për shkak të shkeljeve financiare të Fair Play.

Por, dënimi u hoq më pas nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe gjoba u ul në 10 milionë euro. Me motivimin se shumica e shkeljeve të supozuara nuk ishin konstatuar ose ishin të parashkruara./albeu.com


Shtuar 18.11.2023 13:59