Tebas: Al-Khelaifi na merr për budallenj, luftojmë për futbollin pa mashtrime

Javier Tebas i është kundërpërgjigjur presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaifi. Presidenti i La Liga në Twitter shkruan: “Al-Khelaifi është një nivel tjetër.

Ai na merr të gjithëve për budallenj (as vetë nuk i beson gënjeshtrat e tij) dhe shfaqet te Marca për të dhënë mësime me arrogancën e tij.

Rregullat nuk ekzistojnë për PSG-në. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për një futboll të qëndrueshëm, pa mashtrime”.

Krahas reagimit, Tebas kishte postuar edhe deklaratën e presidentit të PSG: “Bëjme gjëra pasi e dimë që është e mundur. Nuk është stili ynë të flasim për liga të tjera, klube apo federata.

Ne nuk po japim mësime dhe nuk do të lejojmë askënd të na japë. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë projektin tonë”. /h.ll/albeu.com

Shtuar 22.06.2022 15:26