Te Milani apo Juventus? Dy ekipet në garë për spanjollin

Isco pritet të largohet në merkaton e janarit. Mesfushori nuk bën pjesë në planet e Ancelottit dhe largimi duket i pashmangshëm.

Sipas asaj që raporton, Calciomercato, Juventusi dhe Milani janë  futur në garë për spanjollin.

Real Madridi është i gatshëm ta shesë lojtarin dhe kërkon rreth 15 milionë euro, ndërsa kontrata i mbaron në vitin 2022. /albeu.com/

 


Shtuar 15.09.2021 18:48