Supersfida e ditës Real Madrid-PSG, formacionet e mundshme dhe statistika (FOTO LAJM)

Sot në orën 21:00, në Bernabeu do të shkelin 22 lojtarë të cilët do të përfaqësojnë Real Madridin dhe PSG.

Kjo është një nga ato ndeshje ku premtohet një spektakël i garantuar, nerv, durim, raste, ku njëri do të dalë me një biletë për në çerekfinale.

Real Madrid nuk do të ketë sot Casemiron dhe Mendy për shkak kartonash, ndërsa Toni Kroos është në dyshim. Në radhët e PSG-së nuk do të jetë Ander Herrera, Sergio Ramos dhe Bernat pasi janë të dëmtuar, ndërsa Paredes dhe Mbappe janë në dyshim.

Një kuriozitet është se Bernabeu, midis Real Madrid dhe PSG-së janë shënuar mbi tre gola në të gjitha kompeticionet në 3 ndeshjet e fundit midis tyre në shtëpinë e spanjollëve./ h.ll/albeu.com

Formacionet e mundshme:

Statistika:


Shtuar 9.03.2022 13:15