Superiorja nis me pesë sfida, statistikat e dueleve të javës së parë

Sezoni i Superiores do të rikthehet fundjavën e ardhshme. Siparin do ta ngrejë përballja Vllaznia–Skënderbeu, e cila luhet të premten, më 21 gusht, në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 21:00.

Të lidhura

None found

Programi vijon të shtunën me dy takime në të njëjtin orar. Partizani do të presë Teutën në orën 16:00, ndërsa Elbasani do të udhëtojë drejt Laçit për sfidën që fillon po në orën 16:00.

Java e parë mbyllet të dielën me dy ndeshjet e fundit: Dinamo–Vora në orën 18:30 dhe Egnatia–Tirana në orën 21:00.

Në vijim paraqiten të dhënat historike të përballjeve direkte ndërmjet skuadrave.

VLLAZNIA – SKËNDERBEU

Dy ekipet janë ndeshur gjithsej 72 herë.

Vllaznia numëron 32 fitore, ndërsa Skënderbeu ka triumfuar në 31 raste; 9 takime kanë përfunduar në barazim.

Shkodranët kryesojnë edhe në golavarazh, me shifrat 100-89.

Rezultati më i thellë i Vllaznisë është 5-0, kurse ai i Skënderbeut 5-1.

PARTIZANI – TEUTA

Partizani dhe Teuta kanë zhvilluar në total 84 përballje.

Kryeqytetasit kanë regjistruar 42 fitore, durrsakët 18, ndërsa 24 ndeshje janë mbyllur pa fitues.

Golavarazhi është 115-66 në favor të Partizanit.

Fitorja më e thellë e Partizanit është 5-1, ndërsa Teuta ka si suksesin më të madh rezultatin 4-0.

LAÇI – ELBASANI

Në ndeshje zyrtare, Laçi dhe Elbasani janë përballur gjithsej 25 herë.

Laçi ka fituar 15 takime, Elbasani 8, ndërsa 2 duele kanë përfunduar në barazim.

Bilanci i golave është 34-28 për Laçin.

Suksesi më i thellë i kurbinasve është 4-0, ndërsa Elbasani ka arritur një fitore 7-0.

DINAMO CITY – VORA

Këto dy skuadra kanë luajtur 10 ndeshje zyrtare kundër njëra-tjetrës.

Dinamo ka siguruar 7 fitore dhe Vora 2, ndërkohë që 1 përballje është mbyllur në barazim.

Dinamo udhëheq në golavarazh me shifrat 17-7.

Fitorja më e thellë e Dinamos është 3-0, ndërsa ajo e Vorës 1-0.

EGNATIA – TIRANA

Egnatia dhe Tirana janë përballur në 24 ndeshje zyrtare.

Egnatia ka marrë 6 fitore, Tirana 14, kurse 4 takime nuk kanë prodhuar fitues.

Golavarazhi është 41-21 në favor të Tiranës.

Rezultati më i thellë i Egnatias është 4-0, ndërsa fitorja më e madhe e Tiranës është 5-0.


Shtuar 15.08.2026 16:28

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetcup girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobet GirişholiganbetcasibomJojobet Giriş