VIDEO / Super Barcelona, realizon dy gola brenda dy minutave ndaj Napolit

Barcelona e ka nisur në mënyrë spektakolare duelin e kthimit ndaj Napolit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Vetëm 17 minutash lojë katalunasit kanë krijuar epërsi të madhe 2-0.

Ishte minuta e 15-të e ndeshjes kur Fermin Lopez kaloi katlaunasit në epërsi pas asistimit të Raphinhas.

Vetëm dy minuta më vonë sërish braziliani Raphinha ishte protagonist, kësaj radhe goditi shtyllën dhe nga topi i kthyer Joao Cancelo e dërgoi në rrjetë për 2-0.

Tani katalunasit kanë epërsi të madhe pasi ndeshja e parë në Itali përfundoi baras 1-1. /Telegrafi/


Shtuar 12.03.2024 21:28