Sulmuesi kërkon rinovimin, Simeone “hap” krahët

Luis Suarez dëshiron që të rinovojë kontratën e tij me Atletico Madrid.

Sulmuesit sot seleksionohen sipas sasisë së golave të shënuar dhe Suarez e tregon më së miri këtë gjë. Tek Atletiko Madrid luajnë sulmues si Griezmann ,Correa, Jao Felix dhe Matheus Cunha , por përsëri Suarez është golashënuesi momental.

Vitin e kaluar Suarez e shtyu Atletikon në fitimin e titullit me 21 golat e tij. Diego Simeone duket se nuk do të heqë dorë nga uruguajani dhe do të kërkojë rinovimin e kontratës së tij përtej 2022./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 13:41