Interi U19 mposhti Shakhtar Donetsk U19 me rezultatin 2-0, në përballjen e vlefshme për UEFA Youth League, kompeticionin që njihet si Champions League për të rinj.
Rrjetën e parë për zikaltërit e gjeti Alen Vukaj, sulmuesi i Shqipërisë U19. 18-vjeçari përfitoi nga dalja e gabuar e portierit kundërshtar dhe, me një goditje nga largësia, e dërgoi topin në portën e skuadrës ukrainase.
Të lidhura
None found
Vukaj shihet si një talent me perspektivë. Me paraqitjet në ekipet e moshave të Interit, ai po tregon aftësitë dhe pjekurinë që zotëron me topin.




