VIDEO/ Osmani shënon ndaj Arsenalit në barazimin spektakolar 3-3 mes ekipeve U19 të Bayern-it dhe Arsenalit

Bayern Munich U19 dhe Arsenal U19 u ndanë në barazim 3-3 në një përballje plot gola e emocione, të luajtur në kuadër të UEFA Youth League.

Mes autorëve të golave ishte edhe Erblin Osmani, mesfushori shqiptar nga Kosova. Në minutën e 30-të, talenti fitoi një penallti dhe e ekzekutoi vetë, duke e çuar përkohësisht Bayern-in në avantazhin 2-1.

Të lidhura

None found

Takimi u zhvillua në “FC Bayern Campus”. Pas tri ndeshjesh në këtë kompeticion, Bayern Munich U-19 renditet në vendin e 16-të me 4 pikë.

Këtë sezon, në të gjitha garat, Osmani ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 11 ndeshje. Disa muaj më parë, ai la përfaqësueset e moshave të Gjermanisë për të luajtur me Kosovën, në një zgjedhje të bërë me zemër.

Goli i Erblin Osmanit